Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që të shtyejë bllokimin e llogarive bankare për tatimpaguesit që kanë obligime në Administratën Tatimore të Kosovës deri ëm 30 prill të këtij viti.
Kreu i Ekzekutivit, Avdullah Hoti, tha se këtë vendim e kanë marrë për të ndihmuar bizneset në tejkalimin e gjendjes së shkaktuar nga pandemia.
Po ashtu është shtyrë afati edhe për ndëshkimet për tatimpaguesit, përcjell Insajderi.
“Të shlyejë ndëshkimet për tatimpaguesit që kanë detyrime tatimore ndaj ATK nëse kryejnë pagesën e tatimit bazë dhe interesit deri më 30.06.2021”, ka shkruar Hoti në Facebook.
Hoti falënderoi Ministrinë e Financave që e mbështeti këtë propozim. /Insajderi.com
Për të ndihmuar bizneset në tejkalimin e gjendjes së shkaktuar nga pandemia, Qeveria e Republikës së Kosovës ka marrë…
Posted by Avdullah Hoti on Wednesday, 27 January 2021