Dy burra në provincën konservatore Aceh të Indonezisë u fshikulluan publikisht nga 77 herë të enjten pasi fqinjët i raportuan ata në policinë fetare islamike për marrëdhënie seksuale, shkruan Associated Press, transmeton Insajderi.
Dhjetëra njerëz ishin dëshmitarë të dënimit në parkun e qytetit Tamansari të Banda Aceh. Është hera e tretë që Aceh, e vetmja provincë në Indonezi që praktikon ligjin Sheriat, që ka dënuar njerëzit për homoseksualitet që kur ligji Islam u zbatua në vitin 2015 si një koncesion i bërë nga qeveria për t’i dhënë fund një rebelimi të gjatë separatist.
Burrat, të moshës 27 dhe 29 vjeçare, u fshikulluan në pjesën e prapme të shpinës ndërsa një ekip prej pesë zbatuesve të veshur me rroba dhe kapuça ndërroheshin pas çdo 40 goditjesh. /Insajderi.com