Liverpool mposht Tottenham-in në Londër

Liverpool mposht Tottenham-in në Londër

Livepool rikthehet te fitorja në kampionat pas plot gjashtë ndeshjeve. Të ‘kuqtë’ e Jurgen Klopp mposhtën me rezultatin 1-3 Tottenham-in në supersfidën e vlefshme për javën e 20-të në Premier League, njofton Insajderi.

Roberto Firmino ishte njeriu që zhbllokoi sfidën në minutën 45+4, ndërkohë që Alexander Arnold dyfishoi shifrat në të 47-tën. Vendasit e Jose Mourinho-s u përpoqën të rihapnin sfidën në të 49-tën me Hojbjerg, por vetëm kaq, pas Sadio Mane realizoi golin e tretë të në 65-tën, duke mbytur përfundimisht shpresat e Tottenham Hotspur.

Liverpool nuk fitonte në kampionat që prej 19 dhjetorit të vitit 2020, kur mposhti Crystal Palace me rezultatin 0-7. Me këtë triumf kampionët në fuqi u ngjitën në vendin e katërt me 37 pikë në 30 ndeshje. /Insajderi.com