Lajm i mirë për teknikun e Milan-it, strategun Stefano Piolin pasi lojtari turk Hakan Calhanoglu është shëruar nga Coronaviurusi, njofton Insajderi.
Këtë lajm e ka konfirmuar vetë fantazisti i ‘kuqezinjve’ ku ka pohuar negativitetin e tij me virusin.
Me anë të një postimi në rrjetin e tij zyrtar në “Instagram”, ai ka shkruar se ka mposhtur COVID-19 dhe është rikthyer.
Trekuartisti turk nuk luan që më 12 janar në sfidën e Kupës së Italisë ndaj Torinos dhe do të jetë i gatshëm të ndihmojë ‘kuqezinjtë’ në transfertën e së shtunës në Bologna. /Insajderi.com
View this post on Instagram