Hetuesit e Organizatës Botërore të Shëndetësisë dolën nga një karantinë dy-javore të enjten në Wuhan, Kinë, për të filluar punën e tyre në kërkim të origjinës së pandemisë COVID-19, shkruan Voice Of America, transmeton Insajderi.
Kina, e cila për muaj me radhë refuzoi thirrjet për një hetim ndërkombëtar, ka premtuar akses të mjaftueshëm për studiuesit.
Ekipi pritet të kalojë disa javë duke intervistuar njerëz nga institutet kërkimore, spitalet dhe një treg i lidhur me shumë nga rastet e para.
OBSH-ja ka thënë që qëllimi i misionit nuk është të caktojë fajin për pandeminë, por të kuptojë se si filloi në mënyrë që të parandalojë dhe luftojë më mirë shpërthimet e sëmundjeve në të ardhmen. /Insajderi.com