Nuk ka asnjë dënim shtesë për sulmuesin e Interit, Romelu Lukaku dhe atë të Milanit, Zlatan Ibrahimoviç, nga gjykatësi sportiv në Itali, njofton Insajderi.
Vendimi i gjykatësit sportiv është bazuar në atë që është shkruar nga gjyqtari Paolo Valeri në protokollin e tij. Kujtojmë se sulmuesit kishin një sherr të ashpër mes tyre, ku nuk munguan as fjalët fyese, të cilat vazhduan edhe në tunel.
Për të dy lojtarët ka diskualifikim për një ndeshje në Kupë, pasi Ibrahimoviç mori karton të kuq, ndërsa Lukaku plotësoi numrin e kartonëve të verdhë, duke humbur gjysmëfinalen e parë ndaj Juventusit.
Nuk dihet ende nëse Prokuroria Sportive do të hapë zyrtarisht hetim mbi provat audio dhe filmike. /Insajderi.com