Lakers pëson humbje nga Detroit Pistons – rezultatet në NBA

Lakers pëson humbje nga Detroit Pistons – rezultatet në NBA

Los Angeles Clippers mundi si mysafir skuadrën Miami Heat me rezultatin 109-105 në Ligën Amerikane të Basketbollit (NBA), njofton Insajderi.

NBA vazhdoi me katër ndeshje. Me triumfin kundër ekipit nga Miami, Clippers, një nga kandidatët për kampion, e çoi në 14 numrin e fitoreve këtë sezon.

Clippers luajti pa yjet e saj Kawhi Leonard dhe Paul George, por Nicolas Batum shënoi 18 pikë, Lou Williams 17 dhe Reggie Jackson 16.

Te Miami Heat, Tyler Herro kontribuoi me 19 pikë, Gabe Vincent me 18 pikë dhe Bam Adebayo me 16 pikë, të cilat ishin të pamjaftueshme për ta evituar disfatën e 12-të këtë sezon.

Lakres mposhtet nga Pistons

Ndërkaq, në një ndeshje tjetër, kampioni i fundit, Los Angeles Lakers, u mposht si mysafir nga Detroit Pistons me rezultatin 107-92.

Pistons shënoi fitoren e pestë të sezonit, për të cilën më meritorë ishin Blake Griffin me 23 pikë dhe Wayne Ellington me 20 pikë.

Nga ana tjetër, Lakers luajti pa yllin e tij Anthony Davis i cili ka pësuar një lëndim, ndërkohë që LeBronJames dhe Kye Kuzma shënuan nga 22 pikë.

Kjo ishte humbja e gjashtë e sezonit për Lakers-in.

Rezultatet:

Houston Rockets-Portland Trail Blazers: 104-101

Detroit Pistons-Los Angeles Lakers: 107-92

Miami Heat-Los Angeles Clippers: 105-109

Phoenix Suns-Golden State Warriors: 114-93

/Insajderi.com