Parma transferon talentin holandez të Bayern Munchen

Parma transferon talentin holandez të Bayern Munchen

Parma duket se ka fituar garën me Evertonin për të firmosur me talentin holandez të Bayern-it, Joshua Zirkzee, njofton Insajderi.

Sipas “Sky”, klubi italian ka bindur lojtarin dhe mund të jetë që sot një lojtar i tyre.

15 milionë euro për huazim me të drejtë blerje, kjo është oferta që Parma i ka bërë klubit gjerman për sulmuesin e tyre. Zirkzee që ka marrë edhe dritën jeshile nga trajneri Hans Flick për të luajtur në një skuadër tjetër, mezi po pret të zbresë në fushë.

Serie A do të ishte më të vërtetë një hap i rëndësishëm për holandezin, i cili do të fitonte shumë eksperiencë. Evertoni duket se është tërhequr plotësisht nga gara për të marrë shërbimet e 19 vjeçarit edhe pse dëshira e Carlo Ancelottit për ta marrë në Angli ishte e madhe. /Insajderi.com