Emir Sahiti shënon gol për Shibenikun kundër Dinamos së Zagrebit

Emir Sahiti shënon gol për Shibenikun kundër Dinamos së Zagrebit

Sulmuesi shqiptar Emir Sahiti po kalon një formë të jashtëzakonshme në Kroaci me skuadrën e Shibenikut, njofton Insajderi.

22 vjeçari zhbllokoi sfidën kundër kampionëve në fuqi të vendit, Dinamo Zagrebit. Ai merr topin dhe godet saktë jashtë zone duke ia bërë të pamundur portierit kundërshtar t’i mohonte golin.

Futbollisti i Shqipërisë U-21 është huazua nga Hajduk Spliti te Shibeniku. Në takimin e fundit, ai realizoi dopietë kundër Lokomotivës së Zagrebit. Këtë sezon, Sahiti ka shënuar me Shibenikun pesë gola në 17 ndeshje të kampionatit. /Insajderi.com