Inter vs Benevento – formacionet e ndeshjes

Inter vs Benevento – formacionet e ndeshjes

Inter do të zbresë sonte në “San Siro” për të zhvilluar sot sfidën e radhës në kampionatin italian kundër Beneventos, njofton Insajderi.

Tekniku ‘zikaltër’, Antonio Conte, i cili do të mungojë dy sfida për shkak të dënimit nga liga italiane, ka kryer ndryshime në formacionin bazë.

Eriksen, Ranocchia, Gagliardini dhe Perisic do të jetë titullarë në takimin kundër ekipit të Filippo Inzaghit. Vidal, Young, Brozovic dhe de Vrij janë lënë pushim nga Conte teksa të martën ‘zikaltërit’ përgatiten për ndeshjen gjysmëfinale kundër Juventusit në Kupën e Italisë.

INTER-BENEVENTO

Formacionet zyrtare

INTER (3-5-2): Handanovic; Skriniar, Ranocchia, Bastoni; Hakimi, Barella, Eriksen, Gagliardini, Perisic, Lukaku, Lautaro. Trajner: Antonio Conte.

BENEVENTO (4-3-2-1): Montipo; Barba, Caldirola, Glik, Depaoli; Hetemaj, Viola, Ionita; Improta, Caprari; Lapadula. Trajner: Filippo Inzaghi. /Insajderi.com