Futbollisti sulmues anglez Jesse Lingard nga skuadra Manchester United ka shkuar si huazim deri në fund të sezonit në West Ham United, njofton Insajderi.
Drejtuesit e klubit londinez West Ham konfirmuan se lojtari 28 vjeçar Lingard ka mbërritur si huazim në përpjekje për t’u kthyer në formë dhe sërish të fitojë një vend në ekipin kombëtar.
Lingard këtë sezon në fanellën e Manchester United-it ka luajtuar vetëm një ndeshje të Kupës FA dhe dy ndeshje të kupës së ligës.
Duke luajtur për klubin londinez, Lingard dëshiron të fitojë një vend në ekipin kombëtar të Anglisë, e cila do të luajë në Kampionatin Evropian këtë vit.
Ai luajti 24 ndeshje në fanellën e ekipit kombëtar të Anglisë dhe ka shënuar katër gola. Lingard gjatë karrierës së tij ishte në huazim te Leicester, Birmingham, Brighton dhe Derby County. Ai ka luajtur 210 ndeshje për Manchester United-in dhe ka shënuar 33 gola. /Insajderi.com