Palmeriras fitues i ‘Libertadores’, në finale kanë mposhtur rivalët e Santos-it

Palmeriras fitues i ‘Libertadores’, në finale kanë mposhtur rivalët e Santos-it

Klubi brazilian i futbollit Palmeiras mposhti rivalin e tij Santos 1:0 duke fituar titullin “2020 CONMEBOL Libertadores”, njofton Insajderi.

Një goditje me kokë në kohën shtesë prej tetë minuatash nga anësori Breno Lopes solli fitoren shumë të çmuar në finalen e cila u luajt në stadiumin e famshëm Maracana në Rio de Janeiro.

Finalja ishte caktuar për në nëntor të vitit 2020 por ndeshja u shty për në janar për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Ndeshja u zhvillua pa tifozë për shkak të arsyeve shëndetësore.

Palmeiras për herë të fundit titullin Libertadores e kishte fituar në vitin 1999. /Insajderi.com