Mesfushori francez Jean Michael Seri huazohet nga Fulham te Bordeaux në Ligue 1

Mesfushori francez Jean Michael Seri huazohet nga Fulham te Bordeaux në Ligue 1

Klubi francez i futbollit Bordeaux përforcoi radhët e saj duke nënshkruar kontratë me mesfushorin e Bregut të Fildishtë Jean Michael Seri, njofton Insajderi.

“Jean Michael Seri është në huazim deri në fund të sezonit nga Fulham FC”, shkroi klubi në faqen e saj të internetit dhe shtoi se 29-vjeçari kaloi testet e tij mjekësore, duke u bërë zyrtarisht lojtar i skuadrës Bordeaux.

Seri kaloi sezonin 2019-20 në klubin turk si huazim.

Ai pati 37 paraqitje dhe shënoi dy gola dhe katër asistime për Galatasaray-in.

Seri gjithashtu ndihmoi klubin nga Stambolli të fitonte Superkupën e Turqisë në vitin 2019.

Përveç Fulham-it dhe Galatasaray-it, ai më parë ka luajtur për klubin portugez Pacos de Ferreira dhe Nice-n në Francë.

Seri numëron 30 paraqitje për ekipin kombëtar të Bregut të Fildishtë. /Insajderi.com