Ish-sulmuesi i Barcelonës, braziliani Rivaldo, vazhdon të këmbëngulë me idenë e tij se Lionel Messi duhet të largohej në afatin kalimtar të verës së kaluar, njofton Insajderi.
“Nëse vetë futbollisti ishte i mërzitur dhe i zhgënjyer me klubin, atëherë nuk duhet të mbahej me zor. Unë mendoj se largimi i tij do t’i kishte hapur dyert një revolucioni të madh në skuadër. Drejtuesit në atë kohë gabuan që nuk e larguan dhe do të kishin përfituar në aspektin ekonomik”, ka thënë Rivaldo. /Insajderi.com