Një ndryshim i papritur ka ndodhur te skuadra e Serisë A, Spezia. Këta të fundit u ngjitën në elitën e futbollit italian këtë sezon, me presidentin Gabriele Volpi që këtë arritje të klubit e shijoi për herë të pare, njofton Insajderi.
Megjithatë thuhet se tani ky i fundit ka marrë një vendim të papritur, teksa ka vendosur të shesë aksionet e klubit. Volpi është në bisedime të avancuara me një fond amerikan, emri i të cilit ende nuk është bërë i ditur.
Marrëveshja duket shumë afër dhe në ditët e ardhshme pritet të vijë zyrtarizimi. Në këtë situatë, Spezia do bëhej klubi i gjashtë me pronarë amerikanë, pas Milanit, Romës, Bolognës, Parmës dhe Fiorentinës. /Insajderi.com