Hertha Berlin kërkon huazimin e Milot Rashicës nga Werder Bremen

Hertha Berlin kërkon huazimin e Milot Rashicës nga Werder Bremen

E ardhmja e Milot Rashicës është shndërruar në një “telenovelë” prej disa sezonesh. Të shumta kanë qenë hipotezat për një largim të mundshëm të talentit shqiptar të Kosovës nga Werder Bremen, njofton Insajderi.

Ndërkohë së fundmi, gazetari i njohur i “Sky Sports”, Maks Bielefeld ka zbuluar se për Rashicën është e interesuar skuadra e Herthës së Berlinit. Kryeqytetastit kërkojnë t’a huazojnë për një vit futbollistin ‘dardan’, por që ka edhe një mundësi blerje. /Insajderi.com