Werder Bremen dhe Milot Rashica nuk kanë pranuar ofertën e Hertha Berlinit për sulmuesin kosovar.
Kështu kanë shkruar të dielën mediat e afërta me Werderin, ku thuhet se klubi dhe futbollisti nuk janë bindur me këtë ofertë.
Po të dielën ishte bërë e ditur se skuadra e Bundesligës, Hertha, ka nisur negociatat me Werderin për transferim të Rashicës.
Werderi synon të fitoj 15 milionë euro nga shitja e Rashicës.
Drejtues të klubit e kanë lënë të hapur mundësinë e shitjes së Rashicës, nëse oferta e Herthas përmirësohet.
“Pres që Rashica të luaj për Werderin në pjesën e dytë të edicionit”, ka thënë Frank Baumann, drejtor sportiv i Werderit. “Por çdo gjë është e mundur”, ka shtuar ai. /Insajderi.com
Hertha Berlin kërkon huazimin e Milot Rashicës nga Werder Bremen