SHBA regjistron mbi një mijë viktima të reja nga Coronavirusi

SHBA regjistron mbi një mijë viktima të reja nga Coronavirusi

Një mijë e 881 persona kanë vdekur si pasojë e infektimit me COVID-19 në 24 orët e fundit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, transmeton Insajderi.

Gjatë kësaj periudhe janë regjistruar 130 mijë e 759 raste të reja të infeksionit, sipas një vlerësimi nga Universiteti Johns Hopkins, raporton CNN.

Që nga fillimi i pandemisë, në SHBA gjithsej 26 milionë e 317 mijë e 623 raste janë konfirmuar pozitive me Coronavirus dhe 443 mijë e 355 raste kanë përfunduar me vdekje.

Në total përfshihen raste nga të 50 shtetet, Distrikti i Kolumbisë dhe territore të tjera të SHBA, si dhe raste të riatdhesuara./Insajderi.com