Thirrjet janë në rritje për lirimin e Aung San Suu Kyi të Myanmarit një ditë pas një grushti shteti ushtarak, i cili ka parë qindra deputetë të mbajtur kundër vullnetit të tyre, transmeton Insajderi.
Suu Kyi, e cila konsiderohej gjerësisht udhëheqëse e vendit, nuk është parë që kur u arrestua nga ushtria.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ka kërcënuar të rivendosë sanksionet ndaj Mianmar.
Ai tha se ushtria nuk duhet të “shkelë vullnetin e njerëzve”.
Partia e Suu Kyi, Lidhja Kombëtare për Demokracinë (NLD), kërkoi lirimin e saj të menjëhershëm të martën.
Nga kjo parti gjithashtu kanë bërë thirrje ndaj ushtrisë që të pranojë rezultatet e zgjedhjeve të nëntorit, të cilat panë NLD të fitojë më shumë se 80% të votave.
Nuk ka pasur deklarata zyrtare mbi vendndodhjen e saktë të udheheqëses Suu Kyi që kur ajo u arrestua në sulmet para agimit gjatë së hënës.
Por burime pa emër nga brenda NLD-së kanë thënë që edhe ajo edhe Presidenti Ëin Myint, po mbaheshin në arrest shtëpiak, raporton BBC.
Në rrugët e qytetit kryesor, Yangon, njerëzit thanë se ndienin se beteja e tyre e luftuar për demokracinë ishte humbur. /Insajderi.com