Florian Kamberi është larguar nga ekipi i St. Gallen në Zvicër, atje ku nuk po gjente minutat e nevojshme, njofton Insajderi.
Gjithashtu, Kamberi ishte i huazuar te Rangers nën drejtimin e legjendës Steven Gerrard, ngase kartonin e lojtarit e zotëron Hibernian.
Kjo e detyroi Kamberin që të shkonte në Zvicër, ndërsa tashmë është rikthyer në shtëpinë e futbollit skocez. Aberdeen ka zyrtarizuar kalimin e Florian Kamberit që do të jetë si huazim deri në fundin e këtij sezoni.
Për këtë futbollist kishte shfaqur një pëlqim edhe ekipin anglez i Everton në afatin kalimtar të janarit, por nuk është bërë diçka konkrete. /Insajderi.com