Gjysmëfinalja e Kupës së Italisë Napoli vs Atalanta – formacionet

Gjysmëfinalja e Kupës së Italisë Napoli vs Atalanta – formacionet

Elseid Hysaj dhe Berat Gjimshiti do të luajnë aktin e parë të gjysmëfinales së Kupës së Italisë me objektivin e madh për të shkuar në finale. Napoli mirëpret sot në mbrëmje në “Diego Armando Maradona” Atalantën, njofton Insajderi.

Të dy futbollistët shqiptarë janë titullarë, teksa situata në kampin napolitan nuk është aspak e qetë pas deklaratave të forta të trajnerit Gattuso se presidenti e ka zhgënjyer dhe ai mund të largohet nga drejtimi i skuadrës.

Megjithatë, fitorja e fundit në kampionat ka qetësuar disi ujërat. Gattuso ka vendosur t’i besojë Elseid Hysajt vendin e titullarit, i cili ka bërë ndeshje të mira dhe konstante.

Atalanta kërkon të përfitojë nga këto momente të vështira të Napolit dhe Gasperini ka thumbuar rivalët duke i konsideruar kandidatë për titullin kampion në Itali. Edhe ky i fundit nuk heq dorë nga aktivizimi i Gjimshitit, i cili është i rëndësishëm.

FORMACIONET ZYRTARE:

Napoli (4-3-3): Ospina; Maksimovic, Koulibaly, Manolas, Di Lorenzo; Demme, Bakayoko, Hysaj; Politano, Lozano, Insigne.

Atalanta (3-4-2-1): Gollini; Toloi, Romero, Gjimshiti; Maehle, De Roon, Freuler, Gosens; Pessina; Malinovski, Zapata. /Insajderi.com