Ndihmëstrajneri anglez, John Terry, është favorit për të marr drejtimin e skuadrës së Bournemouthit që bënë gara në Championship.
Ky klub anglez e shkarkoi teknikun Jason Tindall, pas katër humbjeve radhazi dhe një fitoreje në tetë ndeshjet e fundit.
Terry që një kohë është përmendur si kandidat për t’u bërë trajner te kjo skuadër.
Aktualisht, ish-mbrojtësi dhe kapiteni i Chelseat është ndihmëstrajner te Aston Villa dhe nëse emërohet në krye të Bournemouthit do të ishte hera e parë që do ta drejtonte një skuadër si trajner i parë.
Një emër tjetër që po përmendet si kandidat për t’u emëruar trajner i Bournemouthit është Patrick Vieira, ish-futbollist i Arsenalit. /Insajderi.com