Borussia Dortmund kërkon poriterin e Juventus-it, polakun Szczesny

Borussia Dortmund kërkon poriterin e Juventus-it, polakun Szczesny

Borussia Dortmund kërkon portierin e Juventus-it, polakun Wojciech Szczesny, njofton Insajderi.

Mediat italiane raportojnë se ‘verdhezinjtë’ nga Vestfalia janë të pakënaqur me portierin aktual Roman Buerki, i cili pëson thuajse dy gola për ndeshje. Por, sigurimi i portierit të kampionëve të Italisë duket tepër i vështirë.

Për faktin se Buerkit i skadon kontrata në vitin 2023, “Zonja e Vjetër” nuk mund të pranojë të dorëzojë lehtësisht gardianin e Polonisë, i cili ofron siguri prej tre sezonesh.

Vetëm, një skenar i çmendur mund t’i realizonte ëndrrën Borussia Dortmundit: nëse Juventusi ia del të marrë portierin e Milanit, Donnaruma, të cilit ende nuk i është rinovuar kontrata me “Djallin”. Ai mund të largohet lehtësisht te çdo ekip nëse mbyll rregullisht kontratën me Milanin. /Insajderi.com