Disa persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një shpërthimi që ka ndodhur mëngjesin e së premtes në Memmingen, në jug të Gjermanisë, transmeton Insajderi.
E përditshmja gjermane “Bild” bën me dije se shpërthimi ndodhi për shkak të rrjedhjes së gazit.
Shpërthimi dyshohet të jetë shkaktuar nga një defekti në linjën e gazit në rrugën ku ndodhej ndërtesa.
Autoritetet policore nuk kanë dhënë shumë detaje derisa thonë se nuk përjashtohet se do ketë përsëri shpërthime të tilla si pasojë e përhapjes së gazit./Insajderi.com