Hyn në fuqi marrëveshja për investime amerikane në Kosovë

Hyn në fuqi marrëveshja për investime amerikane në Kosovë

Marrëveshja e Kosovës më Korporatën Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (DFC) ka hyrë në fuqi tashmë.

Vetë korporata e ka kumtuar lajmin nëpërmjet twitter-it, përcjell Insjaderi.

Kjo marrëveshje erdhi si rezultat i nënshkrimit të dokumentit të Uashingtonit më 4 shtator ndërmjet Kosovës e Serbisë.

“Marrëveshja e re e DFC-së për Investime Nxitëse ka hyrë në fuqi, duke ia mundësuar DFC-së vendosjen e serisë së plotë të produkteve financiare në Kosovë”, ka shkruar DFC.

Hyrjen në fuqi të kësaj marrëveshjeje e ka përshëndetur edhe Zyra e Departamentit të Shtetit në Evropë.

“Njoftimi i sotëm forcon angazhimin e SHBA për të mbështetur zhvillimin e ekonomisë së Kosovës. IIA e DFC-së me Kosovën do të ndihmojë në mobilizimin e investimeve që krijojnë vende pune”, thuhet në reagim. /Insjaderi.com