Gjermania shënon 855 viktima nga COVID-19 në 24 orët e fundit

Gjermania shënon 855 viktima nga COVID-19 në 24 orët e fundit

Numri i të vdekurve nga Coronavirusi në Gjermani ka tejkaluar shifrën 60 mijë, transmeton Insajderi.

Sipas një deklarate nga Instituti “Robert Koch”, me 855 viktima gjatë 24 orëve të fundit numri i personave që kanë humbur jetën është rritur në 60.597, ndërsa me 12.908 raste në 24 orët e fundit numri i rasteve arrin në 2.264.909.

Numri i personave të prekur nga COVID-19 që ndodhen në kujdesin intensiv në Gjermani arrin në 4.178 prej të cilëve 2.300 janë të intubuar.

Deri më tani dozën e parë të vaksinës kundër COVID-19 e kanë marrë 2.091.689 persona ndërsa 756.33 prej tyre dozën e dytë të vaksinës. /Insajderi.com