Inter mposht Fiorentinën, merr kryesimin në Serie A

Inter mposht Fiorentinën, merr kryesimin në Serie A

Inter harron shpejt humbjen ndaj Juventus në Kupë, teksa është rikthyer te fitorja ditën e sotme, duke mposhtur me rezultatin 2-0 Fiorentinën si mysafir, njofton Insajderi.

‘Zikaltërit’ që në fillim ishin më kërkues, duke tentuar disa herë të shënojnë. Goli do të vinte në minutën e 31-të, ku pas një goditje këndi, Sanchez pason te Barella, i cili lëshon një gjuajtje të bukur nga jashtë zone dhe topi përfundon në rrjetë.

Në fundin e pjesës së parë, Inter kishte mundësinë të dyfishonte rezultatin me Lukakun, por ky i fundit gjuajti shumë keq një top me kokë, shumë pranë portës.

Pjesa e dytë nisi aty ku u mbyll e para, me skuadrën milaneze më kërkuese. Në minutën e 52-të, Hakimi shpërthen bukur në krahun e djathtë, për të servirur një top në zonë për Perisiç, i cili me portën bosh nuk e kishte të vështirë ta dërgonte në rrjetë.

Sulmet e ‘ziklatërve’ nuk u ndalën për asnjë moment, duke kërkuar me ngulm golin e tretë, por Dragovski me disa ndërhyrje vendimtare, bëri të mundur që të mos shënohej edhe goli i tretë.

Me këtë fitore, Interi merr kryesimin e renditjes, me 47 pikë, një pikë më shumë se Milan, që luan ditën e diel me Crotonen, ndërsa Fiorentina zbret në vendin e 12-të me 22 pikë. /Insajderi.com