Turqia ka regjistruar 110 viktima në 24 orët e fundit nga COVID-19

Turqia ka regjistruar 110 viktima në 24 orët e fundit nga COVID-19

Turqia gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar 7.901 raste të tjera të Coronavirusit të ri (COVID-19), përfshirë 620 pacientë simptomatikë, transmeton Insajderi.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me COVID-19 në vend ka tejkaluar shifrën 2,51 milionë, prej të cilëve 26.577 kanë vdekur, përfshirë 110 viktima brenda ditës së fundit, raporton Anadolu Agency (AA).

Po ashtu, 8.217 pacientë të tjerë janë shëruar nga virusi, duke e çuar në mbi 2,4 milionë numrin e përgjithshëm të pacientëve të shëruar, paraprakisht të rezultuar pozitiv ndaj koronavirusit.

Mbi 30,34 milionë teste të dyshuara për COVID-19 janë kryer në Turqi që nga shpërthimi i pandemisë, me 142.538 teste të kryera gjatë ditës së fundit.

Shifrat e fundit tregojnë se numri i pacientëve të prekur nga COVID-19 që janë në gjendje kritike ra në 1.423.

Turqia filloi fushatën e vaksinimit më 14 janar, duke filluar me punonjësit shëndetësorë së bashku me zyrtarët e lartë, për të inkurajuar popullin të ketë besim në vaksinim.

Të dhënat e Ministrisë së Shëndetësisë së Turqisë thonë se deri më tani, mbi 2,59 milionë njerëz kanë pranuar dozën e parë të vaksinës kineze CoronaVac. /Insajderi.com