Napoli ka marrë dy lajme të këqija ditën e sotme. Në mëngjes klubi njoftoi se kishte rezultuar pozitiv me Coronavirus, mbrojtësi Fauzi Goulam, teksa së fundmi bëhet e ditur se pozitiv ka rezultuar edhe mbrojtësi tjetër titullar, Kalidou Koulibaly, njofton Insajderi.
Shtohen problemet kështu për trajnerin Gattuso, i cili për shkak të dëmtimeve dhe Coronavirusit, në pjesën më të madhe të sezonit, nuk e ka pasur skuadrën të plotë.
Ka qenë vetë klubi i ‘kaltër’, që nëpërmjet komunikatës zyrtare, ka njoftuar se të dy lojtarët kanë rezultuar pozitiv dhe janë izoluar në shtëpitë e tyre, për të mos rrezikuar përhapjen tek të tjerët. /Insajderi.com