Ish-futbollisti i Skënderbeut, Fidan Aliti realizoi një gol vërtet spektakolar në ndeshjen Vaduz-Zurich, e vlefshme për javën e 19-të të kampionatit zviceran, njofton Insajderi.
Mbrojtësi i Kosovës, i cili është huazuar nga Kalmari te Zurich goditi direkt me të majtën topin e dërguar me krosim nga Kramer duke mos i dhënë asnjë portierit të Vaduzit për ta ndaluar golin në minutën e 84-të.
Megjithatë, goli i 27- vjeçarit nuk ndikoi në fundin e takimit pasi Zurich humbi me rezultatin 3-2.
Fidan Aliti luajti me Skënderbeun në vitet 2017-2019 duke fituar një kampionat dhe një Superkupë.
Në fillim të 2019-ës ai u transferua te Kalmari në Suedi për 375 mijë euro. Sezonin e fundit, Kalmari e dërgoi me huazim te Zurich. /Insajderi.com
🇽🇰🇨🇭| 84’ Fidan Aliti GOAL !
What a banger 💥!pic.twitter.com/ChtyHh2tT3
— Dardanian Football (@DardanianFooty) February 6, 2021