Eredivisie holandeze shtynë të gjitha ndeshjet e ditës së diele

Eredivisie holandeze shtynë të gjitha ndeshjet e ditës së diele

Janë anuluar të gjitha ndeshjet e ditën së sotme në elitën e futbollit holandez, Eredivise, njofton Insajderi.

Federata ka vendosur që të gjitha ndeshjet e planifikuara për t’u zhvilluar ditën e sotme, të anulohen dhe të zhvillohen njëherë tjetër.

Shkak për këtë është bërë një stuhi dëbore, e cila është parashikuar të godasë Holandën ditën e sotme. Në mënyrë që të mos rrezikonin, drejtuesit e Federatës kanë marrë vendimin që të gjitha ndeshjet e ditës së sotme të anulohen.

Në ditët e ardhshme do të ketë edhe një datë se kur do të zhvillohen ndeshjet, por e sigurt është që nuk do të luhen sot.

Sot ishin planifikuar të zhvilloheshin katër ndeshjes: Ajax-Utrecht, Groningen-Feynord, Villem II-Den Haag dhe Venlo-Sparta Roterdam. /Insajderi.com