Është pezulluar përkohësisht ndeshja në Bundesligë, mes Arminia Bielefeld dhe Werder Bremenit, e planifikuar për t’u luajtur sot në ora 18:00, njofton Insajderi.
Shkak për pezullimin e ndeshjes, janë bërë kushtet atmosferike. Stadiumi i Arminias është mbuluar nga bora, ku edhe era është e fortë.
Kjo ka bërë që ndeshja të shtyhet për një ditë tjetër, pasi është e pamundur të luhet në të tilla kushte.
Në orët e ardhshme pritet të ketë edhe një vendim përfundimtar, për të vendosur se kur do të zhvillohet kjo sidë. /Insajderi.com