Dy ekipe nga Premier League shprehin interesim për mesfushorin Ramsey

Dy ekipe nga Premier League shprehin interesim për mesfushorin Ramsey

Juventusi ka shumë lojtarë që u pëlqejnë skuadrave të ndryshme dhe një prej tyre është edhe mesfushori Aaron Ramsey, njofton Insajderi.

Nëse ‘bardhezinjtë’ nuk mund t’i lejonin vetes që të largonin atë apo këdo tjetër në janar, duke parë edhe lojtarët e pakët në mesfushë, nga Anglia nënvizojnë se në verë disa klube angleze do të nisin sulmin, për të risjellë në Premier League mesfushorin uellsian.

Prej pandemisë çmimet janë ulur dhe vlera e Ramsey-t, nga 35-40 milionët që mund të pretendonte Juventusi deri vjet, tashmë ka zbritur në 20 milionë euro.

Dhe pranë kësaj kërkese të ‘bardhezinjve’, mësohet se në seli kanë ardhur dy oferta: e para i përket Jose Mourinho-s, që e do Ramsey-n për 15 milionë te Tottenham dhe tjetra është e Wolves-it, që ka ofruar 16.5 milionë euro. /Insajderi.com