Kur guvernatori Gavin Newsom njoftoi një bllokim të dytë në të gjithë vendin në fillim të dhjetorit, bizneset në të gjithë Kaliforninë u përgatitën për më shumë vështirësi ekonomike, shkruan CNN, transmeton Insajderi.
Për zyrtarët në një qytet të vogël, ishte një thirrje zgjimi për të zhvilluar një plan për të ndihmuar bizneset lokale.
Rezultati ishte një program i quajtur “Vizitoni Luginën e Santa Maria”, i cili do t’u paguajë turistëve 100 dolalrë për të udhëtuar atje dhe për të qëndruar për minimumi dy natë në një nga shumë hotelet në zonë.
Pagesa vjen në formën e një kuponi që mund të përdoret në secilën nga kantinat e verës të qytetit, birraritë ose restorantet. Promovimi filloi në 4 shkurt dhe përfundon më 31 mars.
Santa Maria Valley, e cila shtrihet rreth 65 milje në veri të Santa Barbara, ofron shumë nga të njëjtat komoditete si destinacionet më të njohura të Kalifornisë, por me një çmim më të ulët, thanë zyrtarët. /Insajderi.com