Administrata tatimore gjatë janarit shqiptoi 130 gjoba për bizneset

Administrata tatimore gjatë janarit shqiptoi 130 gjoba për bizneset

Administrata Tatimore e Kosovës bën të ditur se vetëm në muajin e parë të këtij viti ka vitiuar tre mijë e 355 biznese dhe ka shqiptuar 130 gjoba për gjetjet e konstatuara nga inspektorët tatimorë në teren, transmeton Insajderi.

Sipas komunikatës së lëshuar nga ATK-ja, nga vizitat e realizuar është konstatuar mall pa origjinë, si dhe mungesë në stoqe në vlerë 1.1 milion euro.

Tutje, theksohet se përveç vizitave, inspektorët tatimorë kanë përfunduar 78 kontrolle tek bizneset, të cilat janë identifikuar nga moduli i analizës së riskut.

“Tatimi shtesë nga këto kontrolle të kryera është 1.6 milion euro, ndërsa kreditimi i zbritur është afro gjysmë milion euro, kurse humbja zbritur e konstatuar me kontroll është 1.6 milion euro”, njofton ATK-ja.

ATK thotë së do të vazhdojë me zbatimin e planeve operative, me qëllim të identifikimit të të gjitha rasteve të shmangieve tatimore, andaj i bëjmë thirrje të gjithë tatimpaguesve që t’i përmbushin obligimet e tyre tatimore, në mënyrë që mos të jenë objekt i ndëshkimeve të parapara me Legjislacionin Tatimor në fuqi./Insajderi.com