Së paku 11 persona kanë humbur jetën gjatë një zjarri që shpërtheu në një autobus pasagjerësh në Nigeri, transmeton Insajderi.
Loveth Odah, zëdhënësja e policisë në krahinën nigeriane Ebonyi, njoftoi se fatkeqësia ndodhi në rrugën Afikpo-Okigwe, raporton Anadolu Agency (AA).
Plasja e gomës shkaktoi daljen e autobusit nga rruga, ndërsa më pas shpërtheu edhe zjarr në automjetin.
“Gjatë zjarrit u dogjën së paku 11 persona, ndërsa u lënduan edhe tre të tjerë. Shumica e të pësuarve janë gra”, tha Odah.
Në vendin e fatkeqësisë janë dërguar shumë ambulanca dhe ekipe zjarrfikëse. /Insajderi.com