‘Më të mirë shqiptarët apo ganezët’, ja si përgjigjet Balotelli

‘Më të mirë shqiptarët apo ganezët’, ja si përgjigjet Balotelli

Ish-sulmuesi i Interit dhe i Milanit, Mario Balotelli mbrëmjen e djeshme kishte bërë pyetje përgjigje me fansat e tij në Story-n e profilit të tij në rrjetin social “Instagram”, ku është pyetur cilët janë më të mirë shqiptarët apo ganezët, njofton Insajderi.

Sulmuesi italian i Monzës ka etiketuar personin që e kishte pyetur dhe kishte vendosur një zemër në mes dhe anash dy flamujt, atë të Ganës dhe atë të Shqipërisë.

Një gjest i mrekullueshëm i Balotellit i cili duket se i vlerëson shumë shqiptarët. Aktualisht Balotelli ka zhvilluar me Monzën një sfidë, ku në debutim ka realizuar gol, aktualisht ndodhet i dëmtuar.

Në anën tjetër, Monza militon në Serie B, me gjasa reale për t’u promovuar në Serie A, pasi aktualisht ndodhen në vendin e dytë në ligë me 39 pikë, pas 22 xhirosh të zhvilluara. /Insajderi.com