Sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës, Florent Hasani, është larguar nga hungarezët e Diosgior, për ta kaluar në kampionatin izraelit, atje ku ka firmosur me skuadrën e Hapoel Kfar Saba, njofton Insajderi.
23 vjeçari luajti për tre sezone në kampionatin hungarez me Diosgiorin, ku kaloi nga skuadra mitrovicase e Trepçës ’89. Megjithatë pak ditë më parë, lojtari përfundoi kontratën me klubin hungarez dhe vendosi të vazhdojë karrierën në Izrael.
Ka qenë vetë klubi izraelit, i Hapoel Kfar Saba, që ka prezantuar lojtarin në faqen zyrtare të klubit.
Ky është klubi i katërt në karrierë për Hasanin, i cili përveç Trepçës ‘89 dhe Diosgorit, ka luajtur edhe me skuadrën Kosovën e Vushtrrisë, ku hodhi hapat e tij të para në futbollin profesionist. /Insajderi.com