Sevilla mposht Barcelonën në ndeshjen e parë gjysmëfinale në Kupën e Mbretit

Sevilla mposht Barcelonën në ndeshjen e parë gjysmëfinale në Kupën e Mbretit

Barcelona është mposhtur në ndeshjen e parë të gjysmëfinales në Kupën e Mbretit me rezultatin 2-0 nga Sevilla, njofton Insajderi.

Është ndërprerë kështu seria e fitoreve radhazi për katalanasit, të cilët tashmë rrezikojnë eliminimin dhe duhet të përmbysin rezultatin më tre mars në “Kamp Nou”.

Ishte Julies Kounde, i cili në minutën e 25-të kaloi Sevillen në avantazh, duke shënuar një gol shumë të bukur, “alla-Messi”, teksa i kaloi të gjithë kundërshtarët që i dolën para dhe e dërgoi topin në rrjetë.

Për t’i dhënë goditje e dytë katalanasve, mendoi një ‘ish’ Ivan Rakitiç, përfitoi nga një asist perfekt nga Torres, për ta dërguar topin në rrjetë në minutën e 85-të dhe duke fiksuar kështu rezultatin në 2-0 për Sevillen. /Insajderi.com