Braziliani Neymar nuk do të luajë kundër Barcelonës në ndeshjen e javës së ardhshme që PSG e zhvillon kundër katalunasëve në kuadër të fazës eliminatore të Ligës së Kampionëve.
Në një ndeshje të Kupës së Francës kundër Caen ai mori një lëndim.
Lëndimi do ta lë jashtë fushës së gjelbër në takimin kundër ish ekipi të tij me të cilin e fitoi trofeun më të çmuar evropian.
Sulmuesi ka vuajtur gjatë gjithë kohës me lëndime prej se është transferuar në Paris. /Insajderi.com