Juan Jesus dhe Bruno Peres nuk do të qëndrojnë tek Roma në fund të këtij sezoni, pasi nuk kanë përmbushur pritshmëritë e klubit, njofton Insajderi.
Sipas “Corriere dello Sport”, të dy mbrojtësve i përfundon kontrata e tyre në qershor dhe dëshirojnë të qëndrojnë me çdo kusht si verën e kaluar, por tani rrugët e tyre nuk do të përkojnë më me klubin ‘verdhekuq’.
Klubi nga kryeqyteti nuk ka ndërmend që t’ia rinovojnë kontratën të dy lojtarëve brazilian dhe mundësitë që të jenë edhe sezonin e ardhshëm pjesë e skuadrës së Romës janë tepër të pakta.
Bruno Peres ishte blerë nga Torino, por asnjëherë nuk kishte treguar formën që kishte arritur te ekipi torinez, ndërsa Juan Jesus u afrua nga Inter, por të shumtën e kohës ishte në bankën rezervë se sa titullar te ekipi nga kryeqyteti italian. /Insajderi.com