![Para finales së klubeve ndaj Tigres, Muller infektohet me Coronavirus te Bayern](https://insajderi.com/wp-content/uploads/2018/06/muller-730x440.jpg)
Mesfushori i Bayern Munchen, Thomas Muller raportohet se ka rezultuar pozitiv me COVID-19, njofton Insajderi.
Media “Sky” pretendon se 31 vjeçari është infektuar me Coronavirus. Megjithatë, ende kampionët e Gjermanisë dhe të Europës nuk e kanë konfirmuar një gjë të tillë.
Kujtojmë që sot Bayern luan në finalen e Botërorit të Klubeve kundër meksikanëve të Tigres në orën 19:00 në Katar.
Te gjermanët mungojnë edhe dy lojtarët e tjerë Leon Goretzka me Javi Martinez, edhe këta të infektuar me Coronavirus. /Insajderi.com