Gastronomët paralajmërojnë protesta nëse qeveria ndryshon masat pas zgjedhjeve

Gastronomët paralajmërojnë protesta nëse qeveria ndryshon masat pas zgjedhjeve

Shoqata e Gastronomëve të Kosovës ka paralajmëruar protesta nëse pas zgjedhjeve të 14 shkurtit, Qeveria në detyrë e Kosovës do t’i ndryshojë masat antiCOVID, njofton Insajderi.

Qeveria në mbledhjen e mbajtur sot (e enjte) ka lehtësuar masat kufizuese. Gastronomisë i është zgjatur orari deri në orën 22:00, ndërsa pas kësaj kohe ju lejohet shërbimi “merr me vete” dhe dërgesat në shtëpi.

Megjithatë, nëse ky vendim i qeverisë ndryshon pas të dielës, nga kjo shoqatë thonë se do të organizojnë protesta.

“Sqarim: GASTRONOMËT JANË TË REVOLTUAR! Me rastin e shkeljes së masave Anti-Covid për arsye të organizimit të tubimeve politike, dhe shfrytëzimit të hapësirave tona për qëllime të fushatave zgjedhore nga çdo parti politike, është bërë padrejtësi e madhe dhe trajtim i pabarabartë në raport me ne, ekonominë, dhe rreth 100 mijë qytetarë që rrezikojnë të mbesin të papunë në çdo industri! Në rast se vendimi i sotëm ndryshon pas zgjedhjeve të 14 shkurtit, ju njoftojmë se do të ketë organizim të protestave nga gastronomët!”, thuhet në reagimin e gastronomeve./Insajderi.com