Spezia ndryshon pronar, nga familja Volpi kalon te familja Platek

Spezia ndryshon pronar, nga familja Volpi kalon te familja Platek

Klubi i Spezia-s ka ndryshuar pronësi. Skuadra e ngjitur këtë sezon në Serie A italiane, ka ndryshuar pronarë, nga Gabriele Volpi tek familja Platek e cila nga sot zyrtarisht janë pronarët më të ri të klubit Italian, njofton Insajderi.

Klubi nga Liguria aktualisht renditet në vendin e 16 të Serisë A në kuotën e 21 pikëve. Vlen të theksohet se tek skuadra e Spezias aktivizohet dhe mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Ardian Ismajli.

Lajmin e ndryshimit të pronësisë e ka bërë vetë publike klubi i Spezias me anë të një komunikate në faqen e saj zyrtare.

KOMUNIKATA ZYRTARE E KLUBIT TË SPEZIA-S

“Klubi i Spezias është e nderuar të komunikojë blerjen e klubit nga familja Platek. Robert Platek së bashku me bashkëshorten e tij Lorie Platel dhe me tri fëmijët, Amanda, Karolinë dhe Robert JR, kanë kryer një investim për klubin e Specias duke i dhënë jetë një projekti të ri.”

/Insajderi.com