Në fundjavë, Strakosha rikthehet në stërvitje me Lazio-n

Në fundjavë, Strakosha rikthehet në stërvitje me Lazio-n

Portieri i Kombëtares, Thomas Strakosha nuk po kalon një moment shumë të mirë, teksa këtë sezon është kushtëzuar nga dëmtime të shumta, por edhe nga Coronavirusi, prej të cilit qëndroi jashtë fushave për një muaj, njofton Insajderi.

Vendin e titullarit, momentalisht në portën e Lazios, e mban veteran spanjoll Pepe Reina, i cili po përfiton nga mungesa e shqiptarit, për të marrë minuta te Lazio.

Duke parë mungesat e shumta për Strakoshës këtë sezon, së fundmi kanë nisur të qarkullojnë lajme për një largim të mundshëm të portierit në fund të sezonit nga ekipi i kryeqytetit italian.

Së fundmi në Itali kanë zbuluar lëvizje e fundit të portierit shqiptar, teksa në “Radiosei” raportohet se portieri do të rikthehet ditën e nesërme në stërvitje, duke konfirmuar se periudha e vështirë nga dëmtimi ka kaluar. /Insajderi.com