Në afatin kalimtar të verës, Upamecano transferohet te Bayern Munchen

Në afatin kalimtar të verës, Upamecano transferohet te Bayern Munchen

Dayot Upamecano do jetë lojtari i Bayern Munchen nga sezoni i ardhshëm. Marrëveshja mes palëve është arritur dhe pasi të përfundojë sezonin me Leipzig, mbrojtësi francez do të bashkohet me kampionët e Gjermanisë, njofton Insajder.

“Mund të them se u mbyll, jemi të lumtur që Upamecano do luajë për Bayernin. Ne kishim bisedime pozitive për shumë muaj me lojtarin dhe përfaqësuesit e tij. E dinim se kishim konkurrencë të madhe për këtë. Upamecano është një lojtar i ri dhe me cilësi. Ne i paraqitëm atij planin tonë dhe të gjithë u bindën që ta vazhdojë karrierën te Bayern”, tha Hasan Salihamidziç, drejtori sportiv i Bayernit për “Sky.de”, duke konfirmuar gjithçka.

Mbrojtësi francez, do i kushtojë kampionëve, 42.5 milionë dhe bëhet kështu transferimi i tretë më i shtrenjtë në historinë e klubit. Ndërkohë 22 vjeçari bëhet kështu lojtari i 14-të francez, i cili vesh fanellën e Bayernit në histori. /Insajderi.com