Khabib-in në një të ardhme të afërt mund t’a shohim të luajë futboll

Khabib-in në një të ardhme të afërt mund t’a shohim të luajë futboll

Luftëtari rus i UFC-së, Khabib Nurmagomedov, shumë shpejt mund ta shikojmë në një tjetër sport, atë të futbollit, njofton Insajderi.

Diçka të tillë e ka komunikuar vetë Khabib, i cili në një intervistë të dhënë së fundmi, është shprehur se e ka ëndërr që të luajë futboll dhe për këtë ka folur me disa figura mjaft të njohura.

“Të luash futboll në një nivel profesional është një ëndërr e fëmijërisë, në fund të fundit, futbolli është mbreti i sportit. Kam biseduar për këtë me presidentin e UEFA-s, Aleksander Ceferin, me pronarin e PSG-së dhe me Cristiano Ronaldon. Spartaku i Moskës pa dyshim që është një klub fantastik, por klubi i ëndrrave të mia është Real Madridi”, tha fillimisht luftëtari rus.

“Më kujtohet që pashë 90 minuta futboll për herë të parë në sfidën Real-Juventus, në vitin 1998, pra finalen e Ligës së Kampionëve. Mbaj mend që Pedrag Mijatoviç shënoi nga pozicioni jashtë loje, por rëndësi ka që fituam”, ka thënë Khabibi në intervistën e dhënë së fundmi. /Insajderi.com