Avokatët e Trump-it i quajnë “gënjeshtër monstruoze akuzat ndaj ish-presidentit

Avokatët e Trump-it i quajnë “gënjeshtër monstruoze akuzat ndaj ish-presidentit

Akuza e nxitjes së kryengritjes së Donald Trump është një “gënjeshtër monstruoze”, thanë avokatët mbrojtës ndërsa paraqitnin prova në Senatin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Avokati, Michael van der Veen i quajti procedurat e fajësimit kundër ish-presidentit një “gjueti shtrigash të motivuara politikisht” nga demokratët,  raporton BBC.

Trump është akuzuar për shkaktimin e trazirave në Capitol në 6 Janar që la të vdekur pesë persona. Ai e mohon akuzën.

Shumica e republikanëve kanë treguar se nuk do të votojnë për të dënuar  Trump-in

Ekipi i mbrojtjes mori më pak se katër nga 16 orët e tij, duke u përpjekur të çonte gjyqin e fajësimit në një fund të shpejtë.

Pas kësaj, senatorëve iu dha katër orë kohë për të bërë pyetje nga të dy palët. /Insajderi.com