Edhe pse është aktivizuar shumë pak këtë sezon me Napolin, kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani, arriti të detyronte kundërshtarin Giorgio Chiellini t’i merrte penallti në sfidën e javës së 22-të të Serisë A, Napoli-Juventus, njofton Isnajderi.
Në minutën e 31-të të sfidës, kapiteni i kampionëve të Italisë i bllokon pamjen Rrahmanit duke e goditur në fytyrë. Pas disa minutash, arbitri Valeri konsultohet te VAR-i dhe akordon penallti për napolitanët.
Sulmuesi Lorenzo Insigne nuk shpërdoron dhe kalon ekipin e tij në avantazh.
Pas pjesës së parë, Napoli e gjen veten në epërsi ndaj Juventus me shifrat minimale 1:0. /Insajderi.com