Të katër sfidat e Bundesligës përfundojnë në barazim

Të katër sfidat e Bundesligës përfundojnë në barazim

Kanë përfunduar katër sfidat e javës së 21-të në Bundesligën gjermane, të parapar të zhvillohen gjatë ditës së shtunë, njofton Insajderi.

Dormtund e cila nuk po përjeton një moment pozitiv, ka barazuar 2-2 në stadiumin “Signal-Iduna Park” me mysafirët e Hoffenheim.

Bayer Leverkusen ka barazuar në shtëpi 2-2 ndaj ekipit të Mainz-it.

Stuttgart është ndalur në barazim 1-1 ndaj Herthës së Berlinit, ndërsa ndeshje e fundit mes Werder Bremen dhe Freiburg është mbyllur pa gola.

Leverkusen ndodhet në vendin e katër në ligë me 36 pikë, Dortmund ndodhet në pozitën e gjashtë me 33 pikë të grumbulluara pas 21 xhirosh. /Insajderi.com